
Pse shirat e Prillit nuk janë ashtu siç duken
Shpesh e konsiderojmë prillin si muajin me më shumë shi, por a është në të vërtetë kështu?
E mira është se era e marsit dhe shirat e prillit sjellin lulet e majit. Shumica prej nesh e dimë këtë, por pse prilli është kaq i lagësht?
Sipas meteorologëve, Prilli është muaji i tranzicionit, ditët e gjata e të ftohta të dimrit fillojnë të zbehen dhe rrymat me erëra të forta fillojnë të zhvendosen në ekstremet veriore. Ftohtësia e muajve të mëparshëm zëvendësohet me ngrohtësi dhe dritë, por me presion shumë të ulët ç’ka shkakton edhe formimin e reve të shiut.
Konkretisht, në këtë periudhë të vitit, temperatura e detit është në nivelin më të ulët, zgjatja e ditëve dhe ngrohja e motit rezultojnë në një rritje të ndjeshme të rrezeve të diellit. Dhe kjo që ndodh midis tokës së ngrohtë dhe detit të ftohtë, shkakton formimin e reve.
‘Dushet’ e prillit ekzistojnë vërtet, por a është njëlloj me shiun? Shkenca duket se kundërshton të dhënat, e kryesisht mbi terminologjinë, pasi sipas shkencës shiu dhe dushet e shiut nuk janë e njëjta gjë.
Cili është ndryshimi?
Shiu
Shiu është reshje që bie nga një front i motit – një kufi midis dy trupave të ajrit. Shpesh duke u shtrirë mbi qindra milje dhe duke përfshirë lloje të ndryshme resh, këto fronte rezultojnë në reshje që bien në zona të gjera, shpesh për shumë ditë.
Dushet
Në të kundërt dushet prodhohen nga retë kumulus ose kumulonimbus. Përkundër pamjes së tyre mbresëlënëse, këto reshje rrallë zgjasin më shumë se disa orë.
E thënë thjesht, prilli në të vërtetë nuk është muaji më i lagësht për sa i përket reshjeve të përgjithshme. Termi ‘Dushe Prilli’ vjen nga frekuenca e ‘dusheve’ të shkurtra por të rregullta.
*Tibo News