Pse është e rrezikshme që ta shtyni alarmin e zgjimit

Për shumë njerëz, zgjimi në mëngjes është një makth i vërtet dhe detyrohen që ta shtyjnë alarmin disa herë. Por studimet tregojnë se ky zakon është i keq për shëndetin. Studiuesit zbuluan se ata që shtynin alarmin kishin një ritëm më të lartë të zemrës në krahasim me ata që ngriheshin menjëherë.

Ata që nuk e shtynë alarmin përfituan nga një gjumë më i thellë në orën e fundit, ndaj hulumtimi këshillon që të heqin dorë nga ky zakon. Është zbuluar gjithashtu se një ritëm i lartë i zemrës në pushim mund të jetë një faktor kyç që lidh gjumin e dobët dhe sëmundjet e zemrës. Sa më të larta të jenë rrahjet e zemrës së një personi në pushim, aq më i lartë është rreziku i vdekjes së parakohshme.