
Pse dukesha Camilla nuk do të jetë mbretëreshë?
Mbretëresha Elizabeth II, para se të ndërronte jetë, u shpreh se dëshira e saj ishte që gruaja e Princit Charles, Dukesha Camilla, të bëhej “Queen Consort” (bashkëshorte mbretëreshë) pas ngjitjes së tij në fron.
Dukesha nuk mund të jetë Mbretëresha Camilla sepse ekzistojnë pesë lloje të mbretëreshash në Mbretërinë e Bashkuar.
- 1 – Mbretëresha (Queen Regnant)
Mbretëresha në këtë rast ka të njëjtën gradë ashtu si edhe mbreti dhe është personi që ka fuqi sovrane, ushtarake dhe politike.
- 2 – Bashkëshortja mbretëreshë (Queen Consort)
Këtë herë kemi të bëjmë me një bashkëshorte mbretëreshë, e cila është gruaja e një mbreti në fuqi. Duke qenë se në këtë rast kemi mbretin Charles, i bie që këtë titull ta ketë dukesha Camilla.
- 3 – Mbretëresha Regjent
Kur themi mbretëresha Regjent, kemi të bëjmë me kujdestaren e rritur të një monarku fëmijë, që sundon deri në momentin që fëmija arrin moshën.
- 4 – Mbretëresha Dowager
Këtu kemi të bëjmë me të venë e mbretit. Ajo e ka ende titullin dhe pozitën e mëparshme si bashkëshortja mbretëreshë (Queen Regnant), por nuk mund të quhet më si më parë për shkak të një monarku të ri që është në fron. Nëqoftëse Charles do të vdiste përpara Camilla-s, ajo do të bëhej një mbretëreshë dowager.
- 5 – Nëna Mbretëreshë
Një nënë mbretëreshë në thelb është e tillë, por është nëna e monarkut në fuqi. Sigurisht, në këtë rast Camilla nuk mund të bëhet nënë mbretëreshë pasi nuk është nëna e monarkut të ardhshëm, Princit William.