
PS kërkon më 4 maj raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit
Socialistët shprehen të gatshëm për të biseduar rreth një alternative të pranueshme nga të gjitha palët politike për postin e Presidentit. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ata do të diskutojnë për këtë deri më 29 prill, ndërsa raundin e parë për zgjedhjen ta zhvillojnë më 4 maj. Zgjedhja e Presidentit kërkon shumicë të theksuar, mirëpo nëse kjo nuk arrihet pas tre raundesh kandidatët mund të zgjidhen edhe me shumicë të thjeshtë. Aktualisht socialistët kanë 74 mandate.