
PS ankesë tek KQZ për Belind Këlliçin dhe Luçiano Boçin
Partia Socialiste ka dërguar një ankesë pranë Komisionti Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar marrjen e masave për kandidatin e koalicionti ‘Bashkë Fitojmë; për Tiranën Belind Këlliçi si dhe kandidatin e Elbasanit Luçiano Boçi. Sipas Partisë Socialiste, gjatë deklaratave për shtyp, këta kandidatë kanë viuar me fushatë elektorale, ndonëse ditën e sotme ku qytetarët votojnë nuk lejohet të bëhet më fushatë.
Në kërkesën e PS-së thuhet se ata kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke e lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale gjatë fushatës. PS kërkon marrjen e masave të duhura për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen.
Në kërkesën zyrtare thuhet:
“Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”.