Protestat masive të fermerëve, reagon Von der Leyen

Protestat e fermerëve vazhdojnë të shkaktojnë lëkundje në Bashkimin Europian. me presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, që propozon tërheqjen e rregullores për përdorimin e pesticideve.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Ursula von der Leyen iu referua nisjes së dialogut strategjik për të ardhmen e sektorit bujqësor. Në fakt, ajo propozoi tërheqjen e propozimit, pra rregulloren për përdorimin e e pesticideve, “me synim uljen e rreziqeve të produkteve kimike për mbrojtjen e bimëve”.

Por në vend të kësaj rregulloreje ajo kërkon një të re.

“Çështja do të diskutohet. Dhe për të ecur përpara, ata kanë nevojë për më shumë dialog dhe një qasje tjetër. Mbi këtë bazë, Komisioni mund të paraqesë një propozim të ri që është shumë më i frytshëm”, tha ajo.

Pak ditë pas protestës së fermerëve me traktorë në rrugët e Brukselit, si dhe incidenteve jashtë Parlamentit Europian, presidentja e Komisionit iu referua rëndësisë të sektorit të bujqësisë.

Në fakt, ajo vuri në dukje vështirësitë me të cilat po përballet sektori dhe theksoi se fermerët janë të parët që ndjejnë efektet e ndryshimeve klimatike, duke u përballur ndër të tjera me përmbytjet dhe thatësirën.