Protesta në mbrojtje të Ekrem Imamgolun

Mijëra turq u mblodhën në sheshin qendror të Stambollit të enjten në shenjë solidariteti me kryetarin e opozitës, pasi ai u ndalua nga politika përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Një gjykatë penale në Turqi dënoi Ekrem Imamoglun me më shumë se dy vite burg dhe e ndaloi atë që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme pasi ai akuzohet për “fyerje të një zyrtari publik” në vitin 2019.

Imamoglu do të vazhdojë të shërbejë si kryebashkiak i Stambollit , ndërkohë që apeli i tij do të shqyrtohet në një çështje që lidhet me një zgjedhje shumë të kontestuar në të cilën fitorja e tij fillestare u anulua.

Opozita e përçarë e Turqisë ka luftuar për t’u bashkuar pas një kandidati të vetëm për të sfiduar sundimin dy dekadash të Erdoganit në votimin e ardhshëm.

Sondazhet tregojnë se kryebashkiaku 52-vjeçar i Stambollit ishte një nga sfiduesit më të mundshëm për të mposhtur Erdoganin në një garë kokë më kokë.

Sondazhet e parakohshme tregojnë se vendimi i së mërkurës kërcënon të rezultojë kundër presidentit aktual të Turqisë.

Vlerësimet e vetë udhëheqësit turk kanë filluar të rikuperohen nga niveli i ulët i arritur gjatë një krize ekonomike vitin e kaluar.

Por një sondazh i MetroPoll tregoi se edhe votuesit për partinë me rrënjë islamike AKP të Erodganit besonin se çështja kundër kryebashkiakut të Stambollit ishte “politike”.

*TiboNews