Protesta e Opozitës nesër, disa detaje se çfarë pritet

Opozita iu ka bërë thirrje të gjithë Shqiptarëve për t’u bërë bashkë në protestën që do të mbahet ditën e nesërme. Protesta pritet të nisë në orën 17:30 ndërsa mësohen detaje të reja se çfarë pritet të ndodhë. Mësohet se protesta do të mbahet para kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.  Duket se opozitarët, deputetët e opozitës janë njëzëri në këtë protestë, pasi nuk ka pasur debate lidhur me zhvillimin.

Mësohet se leja për protestën është marrë në polici, ku thuhet se do të zgjasë 4 deri në 5 orë.

Në protestë nuk do të mungojë as fjalimi i ish kryeministrit Berisha i cili do të shfaqet ne një ekran Online, pasi ndodhet ende nën arrest shtëpie. Por edhe mund të jetë një mesazh i regjistruar më herët për të gjithë mbështetësit e tij.

Policia ka marrë masa për zhvillimin sa më të qetë e të paqtë të protestës,  ndërkohë që janë instaluar kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë ditën e nesërme.