Protesta e opozitës, një person godet Berishën

Protesta e opozitës nisi ditën e sotme me një incident teksa kreu i PD, Sali Berisha u qëllua me grusht nga një person.

Në video shfaqet momenti kur një person shkëputet nga turma dhe godet Berishën me grusht, më pas neutralizohet nga truproja e Berishës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shfaq në podiumin e protestës i mavijosur.

Ndërsa personi ende i paidentifikuar, është shoqëruar nga policia.