Prokurorët spanjollë kërkojnë që Shakira të dënohet me 8 vjet burg për mashtrim tatimor

Një prokuror spanjoll ka kërkuar që këngëtarja Shakira të dënohet me më shumë se tetë vjet burg për mashtrim të dyshuar tatimor.

Këngëtarja dyshohet se është përfshirë në një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë eurosh.

Sipas medias El Pais prokurorët kanë kërkuar që ylli të gjobitet më shumë se 23 milionë euro dhe një dënim me burg për veprën e supozuar.

Siç raporton gazeta, prokuroria ka kërkuar dënim me burg prej tetë vjet e dy muaj për gjashtë krime të dyshuara kundër Thesarit Publik.

Ylli kolumbian Shakira, emri i plotë Shakira Isabel Mebarak Ripoll, është përfshirë në një çështje ligjore në Spanjë për shkelje të supozuara tatimore midis viteve 2012 dhe 2014.

Krijuesja e hiteve She Wolf akuzohet se nuk ka paguar taksat në vend midis atyre viteve,  por këngëtarja pretendon se nuk ka jetuar në Spanjë gjatë kësaj periudhe.

*Tibo News