
Projekti i Trump për rrjet të ri social terheq $1 milard fonde investimi
Kompania e rrjetit të ri social, që zotërohet nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump, tha së fundmi se ka arritur marrëveshje me disa investitorë për grumbullimin e një fondi prej 1 miliard dollarësh.
“Trump Media & Technology Group” po punon për të nisur një aplikacion të ri rrjeti social online që do të quhet “Truth Social”. Aplikacioni synohet të jetë funksional vitin e ardhshëm.
Projekti u nxit pasi Facebook dhe Twitter censuruan ish-Presidentin Trump duke i bllokuar atij llogaritë sociale. Kjo ndodhi ku mbështetës të Trump mësynë Kongresin Amerikan pas protestave që kundërshtonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Pjesë e projektit janë bërë vetëm investitorë privatë, ndërsa kompanitë e mëdha të teknologjisë nuk kanë shfaqur interes.
Trump zotohet se rrjeti i ri social nuk do jetë censurues ndaj grupeve apo njerëzve që mendojnë ndryshe politikisht. Ai ka theksuar se “do luftojë kundër tiranisë së të ashtuquajturve Big-Tech”.
“Truth Social” synon të konkurrojë kompani si Google, Facebook, apo dhe Amazon.