
Pritshmëritë pozitive dhe negative nga inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale nënkupton programimin e makinerive apo kompjuterëve për të riprodhuar aftësitë njerëzore si për shembull aftësitë konjitive apo aftësia për të mësuar gjërat.
Falë përparimeve të teknologjisë algoritmet kompjuterike janë bërë gjithmonë e më shumë të pavarura dhe tanimë i marrin vendimet vetë për arritjen e objektivave.
Edhe pse nuk e vëmë re, përditshmëria jonë ka plot ndërthurje me inteligjencën artificiale. Telefonët inteligjentë apo dedektorët e zhurmave janë bërë gjithmonë e më shumë efikase duke u kthyer praktikisht në pajisje të pavarura.
Makinat inteligjente mund të jenë zgjidhja për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve të shkaktuara nga gabimet njerëzore.
Inteligjenca artificiale premton në të ardhmen një botë më të sigurt ku robotët kujdesen për njerëzit e sëmurë, sigurojnë udhëtimet me avionë dhe kryejnë punët më të rënda në botë.
Në botën e lojërave, inteligjenca artificiale ka provuar të jetë një hap përpara njerëzve kur vjen puna për rezultate. Pas disa dështimesh, kompjuteri Alpha nisi të mundë lojtarët profesionistë.
Në mjekësi, makineritë inteligjente mundet të diagnostikojnë sëmundjet e rënda, përfshirë këtu edhe kancerin.
Por ajo që shqetëson ekonomistët është si të përshtatet tregu i punës për të ashtuquajturin revolucioni i katërt industrial. Miliona vende pune mund të zihen nga robotë apo programe inteligjente.
Në anën tjetër ka një grup shkencëtarësh të klasifikuar si tekno-pesimistë të cilët shprehen të shqetësuar se inteligjenca artificiale mund të tejkalojë njerëzit dhe të kthehet në rrezik për civilizimin duke kërkuar përmbysjen e tij.
Skenarë të tillë kanë qenë frymëzim për romanet apo dhe filmat fantastiko-shkencorë. Por vlen të theksohet se robotëve u mungon e ashtuquajtura inteligjencë sociale, që të marrë më tepër sjellje të ngjashme me njerëzit.