
Princi Charles ka marrë një valixhe me 1 milion euro cash, historia me sheikun
Princi i Uellsit në Britani ka pranuar një valixhe me një milion euro cash, të dhëna nga një ish kryeministër i Katarit. Lajmi është publikuar nga Sunday Times.
Sipas Sunday Times, ky ishte një nga tre donacionet në para cash nga Sheikh Hamad bin Jassim, me në total tre milionë euro.
Pas lajmit që bëri bujë, Clarence House deklaroi se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej qendrave të bamirësisë të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.
Aktualisht nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme.
Sipas Sunday Times, Princi Charles mori tre ‘dhurimet’ në para personalisht nga ish-kryeministri midis viteve 2011 dhe 2015.
Pretendohet se në një rast paratë janë dorëzuar në një takim në Clarence House. Në një rast tjetër, gazeta raporton se paratë mbaheshin në çanta transportuese nga Fortnum dhe Mason.
Clarence House thotë se këto janë grante për kauza të mira në fusha të tilla si konservimi, arsimi, shëndetësia dhe përfshirja sociale.
Donacionet për bamirësitë e Princit Charles janë vënë nën shqyrtim muajt e fundit pas akuzave se njëri prej tyre i ofroi një donatori saudit ndihmë për të siguruar nënshtetësi në Britani.
Policia Metropolitane tha në fillim të këtij viti se po heton pretendimet në lidhje me Fondacionin e Princit sipas Ligjit të Nderimeve (Parandalimi i Abuzimeve) 1925.
Clarence House ka thënë se Princi Charles nuk kishte njohuri për ofertën e pretenduar të nderimeve ose shtetësisë në bazë të dhurimit për bamirësitë e tij.
Michael Fawcett, ish-shërbyesi i princit dhe shefi ekzekutiv i fondacionit, dha dorëheqjen në nëntor ndërsa organizata bamirëse hetonte pretendimet.
*Tibo News