
Prezantohet projektligji për Amnistinë Fiskale
Kryeministri Rama bashkë me ministren e Financave, kreun e BSH-së si edhe ekspertë të fushës kanë prezantuar projektligjin për Amnistinë Fiskale. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se amnistia do të aplikohet për nëntë muaj dhe është e para e këtij lloji, e plotë, pasi të mëparshmet kanë qenë të pjesshme dhe kanë patur fokus vetëm faljen e detyrimeve tatimore.
Ministrja dha detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parshikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro. Ibrahimaj shpjegoi se në drejtorinë e Tatimeve do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo njësi do të analizojë të gjitha kërkesat brenda një afati 5 ditor dhe më pas subjektet e kualifikuara do të nisin procedurat me bankat, ku do të paguajnë edhe një normë tatimore.