Presidenti Macron dekorohet me Çmimi Vestfalian të Paqes

Presidenti francez Macron është vlerësuar me Çmimin Westfalian të Paqes për angazhimin e tij për Evropën. Fjalimi vlerësues u mbajt nga Presidenti gjerman Steinmeier.

Çmimi Westfalian i Paqes i këtij viti iu dha presidentit francez Emmanuel Macron

“Ishit ju që promovuat vazhdimisht idenë e autonomisë strategjike me largpamësi dhe guxim të madh,” tha Presidenti i Gjermanis­ë, Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e tij shumë miqësor lavdërues në Münster. Emmanuel Macron e kishte përmendur sovranitetin evropian shumë kohë përpara sulmit rus (në Ukrainë, shënimi i redaktorit).

Franca dhe Gjermaniab­ën­ë gjithçka me mjete politike për të shmangur luftën. “Por përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen në Evropë dështuan për shkak të Moskës”, tha Steinmeier-i, duke iu referuar gjithashtu përpjekjeve të Macron-it për të vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të luftës në Ukrainë.

“Gjithmonë me objektivin e përbashkët në mendje”

Steinmeier-i e quajti Macron-in një evropian të pasionuar. “Gjithmon­ë ti ke para syve objektivin e përbashkët dhe lufton për të: p­ër t­ë forcuar dhe zgjeruar sovranitetin e Evropës, por edhe konkurrencën e saj”.

Presidenti federal Steinmeier (në mes) mbajti një fjalim lavdërues ve­çan­ërisht miqësor.

Steinmeieri vlerësoi shprehimisht angazhimin e Macron-it p­ër marrëdhëniet franko-gjermane. “Ti je gjithmonë të gatshëm t’i afrohesh Gjermanisë, hap diskutimin dhe përpiqesh her­ë k­ëtu, her­ë atje të na shk­ëput­ësh nga q­ëndrimi i rezervuar”, tha Steinmeier. Macroni është i bindur për ekuilibrin franko-gjerman, që duhet të rivendoset gjithmonë, që Evropa të përparojë, tha Presidenti gjerman.

Në fjalën e tij, Presidenti i Gjermanis­ë iu referua edhe mënyrës së vendosur të Macron-it dhe motos së varur në murin e zyrës së Macron-it: “Ata që besojnë se nuk është e mundur luten të mos shqetësojnë ata që përpiqen”. Macroni synon t’i shkund­ë  gjërat, “ndonjëherë me fjalë mjaft drastike”. “Paralajm­ërues, por asnjëherë i dëshpëruar, ti e ke bërë të qartë gjithmon­ë se fatin e kemi në duart tona”, tha Steinmeier-i.

Ceremonia e dhënies së çmimit e shtyrë

Çmimi iu dha Macron-it pak më shumë se një vit më parë. Ceremonia e dorëzimit u vonua për shkak se vizita shtetërore e planifikuar fillimisht për vitin 2023 u anulua, si pasojë e trazirave në Francë. Çmimi përkujton Paqen e Vestfalisë të vitit 1648, e cila i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Ai jepet çdo dy vjet në dy kategori nga Këshilli i Qytetit të Münster-it.

Pas ceremonisë së dorëzimit, Steinmeier-i e ftoi mysafirin e tij në drekë, e cila përmbylli vizitën shtetërore treditore në Gjermani. Macroni do të udhëtojë më pas në Brandenburg, ku do të takohet me Kancelarin Olaf Scholz në Schloss Meseberg, shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, për Këshillin Ministror Gjermano-Francez.

Temat kryesore që do të diskutohen atje janë mbrojtja evropiane dhe aftësia për konkurrencë e Evropës. Midis Gjermanisë dhe Francës ka dallime në qëndrim për të dyja çështjet./DW