Presidenti i Kolumbisë vjen me një propozim për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez

Konflikti mdiis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro të propozojë krijimini e një komisioni paqeje për t’i dhënë fund dhunës.

Petro bëri thirrje për lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza, shkruan CNN.

“Unë e konsideroj si prioritet të ecim shpejt drejt një ndërprerjeje të menjëhershme të armiqësive dhe të fillojmë bisedimet për lirimin e të gjithë pengjeve,” shkroi Petro në një letër të datës 29 janar drejtuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Propozimi i Petro vjen pasi presidenti kolumbian tha se Netanyahu i shkroi atij më 11 janar duke i kërkuar ndihmë për lirimin e pengjeve.