
Porsche zyrtarisht marka më e çmuar e makinave në Evropë
Porsche është tashmë marka më e çmuar e makinave në Evropë.
Prodhuesi i automjeteve sportive dhe luksoze e kapërceu ish-kompaninë mëmë të saj, Volkswagenin, pasi çmimi i aksioneve kapërceu në krye të listave në bursa.
Aksionet e Porsche kishin rënë nën çmimin e listuar në fund të shtatorit, por u rritën mbi 92 dollarë këtë javë.
Kjo i dha asaj një vlerësim tregu prej rreth 84 miliardë dollarësh në total si kompani.
Çmimi i aksioneve të Porsche rifitoi vrullin pasi bankat e investimeve të përfshira në qarkullimin e kuotave të saj blenë pothuajse 3.8 milionë aksione për rreth 309 milionë dollarë.
Kjo ishte pjesë e të ashtuquajturit opsion greenshoe, i cili është një mekanizëm i krijuar për të mbështetur një listë që përfaqëson politikat e caktuara më parë nga sistemi bankar, siç është për shembull investimi në projektet që ulin emetimet e karbonit.
Me ndryshimet e fundit në treg vlera e Volkswagen është afër 77 miliardë dollarë.
Ndërsa gjiganti gjerman Mercedes-Benz është i treti më i çmuar në mesin e prodhuesve të makinave evropiane.
Një zëdhënës i VW tha se aksionet e Porsche të blera mes 29 shtatorit dhe 4 tetorit përfaqësonin pak më shumë se një të dhjetën e vëllimit total të tregtimit që nga listimi bankar.
*Tibo News