Polonia: Rrjedhje në tubacionin që transporton naftë nga Rusia në Evropë

Operatori polak i tubacionit Pern njoftoi sot rrjedhje në një linjë të tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë nga Rusia në Evropë. Kompania njoftoi se për momentin nuk dihet shkaku i rrjedhjes. Rrjedhja është zbuluar në një pjesë të tubit rreth 70 km nga qyteti qendror polak Plock.

Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së Pernit po funksionojnë normalisht.