
Politika ‘ngrin’ për presidentin e ri
Dështon raundi i parë i votimit për presidentin e ri të vendit. Ora 16:00 e së dielës ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve nga palët politike.
Seanca e parë për votimin e Presidentit të Ri të Republikës është parashikuar që të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa palët duken ende shumë larg konsensusit.
Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit.
*Tibo News.