Polici qëllon veten me armën e shërbimit në Tiranë

Një efektiv policie, 50 vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit në Tiranë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se efektivi kishte probleme për shkak të disa borxheve dhe dyshohet se kjo mund të jetë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ndërkaq 50 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha mesditën e kësaj të enjteje.