Plazhe të ndotura dhe shezlonge të shtrenjta! Reagon kuzhinieri italian ndaj komenteve për Shqipërinë

Plazhet e Ksamilit dhe Sarandës janë kthyer në shkas që italianët të përplasen mes tyre në mënyrë virtuale.

Dhe një prej kuzhinierëve të famshëm italianë me emrin Rocco Cannavino ka replikuar me një ndjekëse të tij në rrjetin social në Tik Tok.

Komentuesja tregonte se shezlonget në plazhet shqiptare ishin të shtrenjta ndërsa uji i pisët.

Kuzhinieri italian i cili ka zgjedhur Shqipërinë, Sarandën dhe Ksamilin për të pushuar me familjen, doli në një video ku thotë se para se të flisni duhet të udhëtoni për të njohur vendet dhe plazhet shqiptare, si dhe mundësitë që ofrohen.

Ai ka kthyer jo pa ironi përgjigje lidhur me pretendimet për plazhet shqiptare, duke mbrojtur rivierën shqiptare.