Pjesa e “derës” së Titanikut që mbajti gjallë Rose shitet në ankand, ja shuma

Pjesa e derës prej druri që mbajti gjallë Rozën e Titanikut është shitur për 718,750 dollarë në ankand. Që nga publikimi i filmit të vitit 1997, fansat kanë pyetur shpesh nëse pjesa e mbetur ishte mjaft e madhe për t’iu përshtatur edhe Jack, për ta shpëtuar atë nga një vdekja e akullt.

Shitja u bë gjatë një ankandi të rekuizitave dhe kostumeve në pronësi të Planet Hollywood.

Në blockbuster, Jacku imagjinar, i luajtur në film nga Leonardo Di Caprio, këmbëngul se paneli, pjesë e kornizës së derës, ishte mjaftueshëm i madh për të dashurën e tij Rose, të luajtur nga Kate Winslet. Jack vdiq më vonë në Atlantikun e akullt, me trupin e tij duke rënë në thellësitë e oqeanit pasi sakrifikoi për Rose.

Në një episod të vitit 2012 të Mythbusters, drejtori i ‘Titanikut’, James Cameron, zbuloi se ai merr dhjetëra email në ditë duke e quajtur Rose “egoiste” dhe Jack një “idiot”.

Por ai i dha fund debatit, duke thënë se Jack duhej të vdiste sipas skenarit.

Sipas ankandeve Heritage Auctions, mbështetësja, shpesh e ngatërruar me një derë, bazohej në një pjesë reale të mbetjeve nga tragjedia e vitit 1912.

Dhe duke adresuar debatin nëse pjesa e drunjtë mund t’i kishte mbajtur të dy të dashuruarit, organizatorët treguan detajet: Ishte 2.4 m e gjatë dhe 1 m e gjerë.

Rekuizita të tjera të paraqitura në ankand përfshinin kamxhikun nga Indiana Jones dhe Temple of Doom, i cili u shit për 525,000 dollarë.

Një kostum Spiderman i veshur nga Toby Maguire u shit për 125,000 dollarë, ndërsa një sëpatë e përdorur nga Jack Nicholson në The Shining tërhoqi të njëjtën sasi parash.

Ankandi, i cili përfundoi të dielën në mbrëmje, mblodhi 15.68 milion dollarë, duke e bërë atë një nga shitjet më të suksesshme, sipas Heritage Auctions.