Petkov akuzon Borisov për bllokimin e negociatave

Kryeministri bullgar, Kilir Petkov me sa duket i ka shuar shpresat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i përket rrugës drejt integrimit. Petkov deklaroi nga Brukseli se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Boyko Borisov si përgjegjës që po pengon rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut deri tani ka penguar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane.