Përshkallëzohet protesta e fermerëve, kaos dhe përleshje përpara PE

Protestat e fermerëve po vazhdojnë dhe duket se situata në Bruksel është përshkallëzuar pasi fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian dhe kanë djegur traktorët.

Edhe pse protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas informacioneve, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika. Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edh për përleshje me policinë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.

Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.