Përshkallëzohen tensionet mes dy Koreve

Një përshkallëzim i tensioneve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, është shënuar mëngjesin e 24 tetorit.

Ushtria e Koresë së Jugut qëlloi në shenjë paralajmërimi një anije të Koresë së Veriut, nën pretendimin se ajo kishte kaluar kufirin detar të diskutueshëm midis dy vendeve.