Përplasje tifozësh pas ndeshjes Francë-Marok

Tifozët e Francës dhe Marokut janë përplasur në Paris dhe Montpellier pas fitores 2-0 nga kombëtarja Franceze në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës këtë të mërkurë.

Janë të shumtë Marokenët që jetojnë në këto dy qytete franceze dhe pavarësisht solidaritetit në fushën e lojës tifozët në terren duket se kanë qenë të indinjuar.

Një 14 vjeçar maroken në Montpellier ka humbur jetën pas një përplasje në turmë mes dy grupimeve të tifozëve.

I mituri u godit nga një makinë dhe pavarësisht dërgimit në urgjencë ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë mundur të gjejnë automjetin, por jo shoferin pasi ai është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Edhe në Paris pati trazira, por forcat e shumta policore kanë mundur të monitorojnë situatën dhe ta mbajnë atë nën kontroll.

Më shumë se 100 tifozë u arrestuan në kryeqytetin francez mbrëmjen e të mërkurës. 

*TiboNews