Përplasen dy trena në Indonezi

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë.

Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.