Përmbytje në Spanjë, alarm i kuq në gjysmën e vendit

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në lindje të Spanjës. Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese bëri që uji të vërshonte në rrugë.
Përmbytje të mëdha u regjistruan dhe në zonat periferike pasi përrenjtë dolën nga shtrati. Si pasojë shumë automjete u bllokuan nga uji.
Në terren dolën menjëherë forcat zjarrfikëse që bën të mundur shpëtimin e të gjithë njerëzve që i kapi stuhia në rrugë.
Agjencia shtetërore meteorologjike spanjolle ka shpallur një alarm rreziku për pothuajse gjysmën e vendit, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Madridit, pasi rrezikojnë të goditën nga moti i keq.
Ndërkohë qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi deri sa stuhia të largohet.