
Përfitimet shëndetësore të hurmave arabe
Hurmat e thata, të njohura ndryshe si hurmat arabe, janë të disponueshme gjatë gjithë vitit edhe pse ato më të freskëtat janë midis nëntorit dhe janarit.
Përfitimet e këtij fruti janë të shumta dhe 4 prej tyre do i gjeni më poshtë.
- Të pasura me antioksidantë
Hurmat arabe kanë veti të larta antioksiduese dhe si të tilla ndihmojnë në menaxhimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.
- Ndihmesa në shëndetin e kockave
Hurmat janë një burim i mineraleve miqësore me kockat duke përfshirë fosforin, kaliumin, kalciumin dhe magnezin si dhe vitaminë.
- Mund të lehtësojnë lindjen natyrale
Përfshirja e hurmave në dietë në javët e fundit të shtatzënisë mund të nxisin zgjerimin e qafës së mitrës.
Përbërjet në fruta besohet se imitojnë efektet e oksitocinës, një hormon i përfshirë në kontraktimet e lindjes.
- Mund të jenë zëvendësues të sheqerit
Shurupi i hurmës ka një indeks të ulët glicemik dhe një përmbajtje më të ulët të fruktozës se shumica e ëmbëlsuesve të tjerë.
Pavarësisht dobisë duhet pasur parasysh se ka njerëz alergjikë ndaj hurmave, konsumimi i këtyre të fundit mund të shkaktojnë simptoma alergjike.
Nëse i keni këto, mos nguroni, por flisni me mjekun tuaj menjëherë.