AlbanianEnglish

Përdoruesit e Twitter pro dorëheqjes së Musk

Mbi 57% votuan pro dorëheqjes së tij pasi Musk publikoi një sondazh në llogarinë e tij në Twitter

Përdoruesit e Twitter kanë votuar pro dorëheqjes së manjatit të teknologjisë Elon Musk nga posti i shefit të platformës pasi publikoi një sondazh në internet duke u kërkuar ndjekësve të tij të vendosnin për të ardhmen e udhëheqjes së kompanisë.

Mbi 57 për qind e të anketuarve i thanë “po” pyetjes së Musk “A duhet të largohem nga kreu i Twitter?” Miliarderi i cili ka mbi 122 milionë ndjekës u zotua se do t’u bindet rezultateve të sondazhit.

Gati 17.5 milionë njerëz morën pjesë në sondazh përpara se të mbyllej.

Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor. Që nga marrja e tij, kompania ka parë një valë pushimesh nga puna dhe polemikash.

Më herët Musk, i cili shpesh mbështetet në sondazhet online, premtoi të rivendosë llogaritë e pezulluara në Tëitter të disa gazetarëve pasi gati 59% e 3.69 milionëve që morën pjesë në sondazh për këtë çështje votuan në favor të rivendosjes së menjëhershme të llogarive.

You don't have permission to register