Përcaktohen afatet për procedurat e zgjedhjeve në Kukës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar afatet e procedurave për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit që do të mbahen më 24 Shtator,  pas shkarkimit e arrestimit të Safet Gjicit.

Partitë politike që do marrin pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator.

Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje do të nisë më 11 Shtator.