Pensionistët italianë sjellin në Shqipëri 3 milionë euro në muaj

Të dhënat zyrtare nga institucionet shqiptare dhe ato italiane tregojnë për një rritje të numrit të pensionistëve italianë në Shqipëri. Aktualisht numërohen rreth 3 mijë pensionistë italianë, të cilët kanë blerë shtëpi kryesisht në qytetet Durrës, Tiranë dhe në Vlorë. Ka disa arsye pse ata zgjedhin të zhvendosen në Shqipëri, ku ndër më kryesoret është përfitimi ekonomik.

Në rastin e Shqipërisë, vendi ynë përfiton 3 mln euro në muaj që qarkullohet në treg, si dhe në rritjen e punësimit. Sipas ekspertëve, fenomeni nuk është vetëm italo-shqiptar. Kjo edhe vendet e tjera kanë aplikuar. Zgjedhja e Shqipërisë nga pensionistët italianë vjen edhe si rezultat i klimës së Shqipërisë.