Pastrim parash dhe evazion fiskal, sekuestrohen mbi 10 milionë euro në Itali

Janë arrestuar 12 persona si rezultat i një aksion policor të shtrirë në disa pjesë të Italisë.

Ata dyshohet se janë përfshirë në skema të pastrimit të parave, lëshimin e faturave të rreme dhe mashtrim tatimor, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomisë së vendit.

Sipas mediave italiane, mbi 100 persona janë nën hetim dhe 81 kompani të përfshira në skemat e mashtrimit.

Si rezultat i hetimeve është urdhëruar sekuestrimi i  mbi 10.5 milionë eurove. Nga dymbëdhjetë persona të arrestuar, pesë janë lënë në burg dhe shtatë të tjerë në arrest shtëpie.