Pas Kinës, Tesla ul çmimet në Europë dhe SHBA

Tesla ka njoftuar ulje të çmimeve për makinat e saj në SHBA dhe Evropë në një përpjekje për të nxitur shitjet.

Uljet e çmimeve në SHBA u njoftuan mbrëmjen e së enjtes teksa kompania e prodhimit të automjeteve ndoqi të njëjtën strategji edhe në Kinë disa ditë më parë.

Ndërkohë në Europë zbritjet nisën këtë të premte dhe në Gjermani ato përfshijnë dy prej modeleve me të shitura të Teslës në mbarë botën.

Vende të tjera europiane ku blerësit do të kenë mundësinë të blenë me çmime të reduktuara këto automjete janë edhe Austria, Zvricra dhe Franca.

Kjo strategji e kompanisë Tesla vjen pasi ajo humbi vlerësimin në bursat ndërkombëtare nga Wall Street për dërgesat e makinave të saj.

Sipas ekspertëve të ekonomisë kompania po synon të rrisë kërkesën nëpërmjet kësaj lëvizjeje, por jo vetëm pasi ajo do të konkurrojë edhe me rivalët e saj kinez dhe europian të makinave elektrike.

*TiboNews