
Pas dorëheqjes së Vulin, reagon ambasada amerikane
Ambasada amerikane në Serbi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në vendimet e autoriteteve në Serbi, teksa e ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin. Ambasada ka thënë se SHBA-ja synon ta thellojë partneritetin me Serbinë, me qëllim të integrimit evropian dhe euro-atlantik. Vulin ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të agjencisë së inteligjencës së Serbisë, më 3 nëntor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, ka thënë se ka ekzistuar presion prej kur Vulin është emëruar në atë pozitë. Mes tjerash, Vuçiç ka thënë se Vulin nuk është agjent i askujt, përfshirë Rusinë. Ai i ka thënë Televizionit Pink se dëshiron ta falënderojë Vulinin “për kontributin që e ka bërë për ruajtje të shtetit tonë, për ta bërë atë stabil dhe të pavarur”.