Parku fotovoltaik i Karavastasë do të furnizojë me energji 22 mijë familje

Parku fotovoltaik i Karavastasë, investimi me i madh diellor në Ballkan me kosto 100 mln euro, nisi punën këtë të premte për të përfunduar në 2023. Ky ishte premtimi i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila e pranishme me kryeministrin Edi Rama, sqaroi se Shqipëria do të marrë për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro.

Ky projekt i hap rrugën kthimit të Shqipërisë në vend eksportues të energjisë. Parku me një kapacitet 140 megavat i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë, do të realizohet nga kompania franceze Voltalia, lider botëror në sektorin elektroenergjitik. Nga parku fotovoltaik i Karavastasë, pritet të furnizohen me energji 22 mijë familje, si dhe të hapen me dhjetëra vende pune.