
Parashikimi i motit, temperaturat pritet të shkojnë 38°C
Sipas MeteoAlb: Si pasojë e aktivizimit të masave ajrore me origjinë afrikane, që kanë përfshirë Italinë. Territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa; pjesa e dytë e ditës thekson gradualisht vranësirat në zonat malore por mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.