
Parashikimi i motit, temperatura të larta në gjithë vendin
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Oret e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore Lindore. Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.