
Palme d’Or ndryshe për 75-vjetorin e saj
Trofeu i Festivalit të përvitshëm të Filmit në Kanë do të vijë ndryshe në përvjetorin e 75-të të tij.
Palme d’Or zakonisht në formën e një dege palme të artë mbi një bazë kristali shkëmbi transparent këtë vit qëndron në kuarc trëndafili.
Drejtoresha artistike dhe bashkë-presidentja e argjendarisë Chopard që krijon çdo vit trofeun, tha se për të kujtuar përvjetorin, palma është dekoruar me 75 diamante të vegjël dhe qëndron mbi një pllakë të trashë kuarci.
Pas shfaqjes të së martës, Palma e Artë do të mbyllet në një vend sekret deri në ceremoninë e mbylljes së festivalit të filmit të këtij viti, i cili zgjat deri më 28 maj.