
‘Pagat për mjekët do rriten 100%’
Kryeministri Rama ka premtuar që brenda këtij mandati ta çojë në 100% rritjen e pagave për mjekët.
Gjatë përurimit të spitalit të ri Infektiv, Rama dha lajmin ku tha se me buxhetin e ri të vitit 2023, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të shkojë në 70%, e më pas rritja në 100% synohet deri në përfundim të mandatit.
Spitali i ri i “Infektivit” në QSUT u përuruar pas disa muajsh që ishte në rikonstruksion. Kryeministri tha se rikonstruksioni erdhi si një formë mirënjohje për mjekët dhe infermierët.
*Tibo News