
Opozita gjermane: Shqipëria rrugë të gjatë përpara
Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Ky është qëndrimi i opozitës gjermane, e cila përshëndet negociatat, por nuk lë pa përmendur kriteret e paplotësuara nga politika shqiptare. Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë përshëndetur nga përfaqësuesit gjermanë të CDU/CSU-së. Johan Whadepul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor thotë se hapi i parë është hedhur, por kushtet e anëtarësimit janë aty.
Edhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën europiane nxit dy vendet të punojnë për të përmbushur misionin e tyre për anëtarësim në BE. Partia gjermane në opozitë, vlerëson Maqedoninë e Veriut për vendimin largpamës që mori për të miratuar propozimin e Emanuel Macronit.