
OKB: Popullsia e botës arrin 8 miliardë
Sipas një vlerësimi të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Për OKB-në, kjo rritje e paprecedentë paraqet sfida të mëdha për vendet më të varfra.
Drejtoresha e Fondit të Popullsisë së OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos shqetësohen por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.