AlbanianEnglish

OKB: Njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka tërhequr vëmendjen mbi dëmin që njerëzimi po i shkakton mjedisit. Në një fjalim në Konferencën e OKB-së për Biodiversitetin, Guterres tha se njerëzimi i ka “hapur luftë” natyrës dhe ka krijuar “kaos” me mjetet e shkatërrimit dhe se tashmë vendet duhet të “bëjnë paqe” me natyrën. Ai tha se shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit shkakton kosto të madhe humanitare. “Këtë kosto e masim me papunësinë, urinë, sëmundjet dhe vdekjet.

Me shkatërrimin e ekosistemit parashikohet që humbjet vjetore deri në vitin 2030 të jenë 3 trilionë dollarë. Ndërkohë na presin çmime shumë më të larta për ujin, ushqimin dhe energjinë”, tha Guterres.

You don't have permission to register