
OKB: Irani është në një situatë kritike
Nga një konferencë në Gjenevë, zëdhënësi i shefit të të drejtave të njeriut në OKB u shpreh se rritja e numrit të vdekjeve në Iran po thekson situatën kritike në të cilën ky shtet ndodhet.
Protestat në Iran vijuan edhe përgjatë fundjavës ku forcat e sigurisë ashpërsuan reagimin e tyre.
Numri i viktimave vijon të rritet pasi dy fëmijë humbën jetën.
Republika Islamike është kapluar nga protesta mbarëkombëtare që nga vdekja e një vajze kurde 22-vjeçare.
Mahsa Amini u vra në paraburgimin e policisë morale më 16 shtator, pasi ajo u arrestua për veshjen e konsideruar nga regjimi totalitar si “të papërshtatshme”.
Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj dhe agjentët e tyre për orkestrimin e protestave, të cilat janë kthyer në një revoltë popullore nga iranianët nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke paraqitur një nga sfidat më të guximshme për sundimtarët klerik që nga revolucioni i vitit 1979.
Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se më shumë se 300 njerëz ishin vrarë deri më tani, duke përfshirë më shumë se 40 fëmijë.
*TiboNews