
Një hap larg notit, ishulli më i vogël në botë
Ishujt janë pasuri e jashtëzakonshme dhe vende të dashura për këdo. Ato vijnë me pamje dhe metra të ndryshëm. Më i vogli në botë në fakt ndodhet në New York, pranë Gjirit të Aleksandrisë dhe quhet “Just Room Enough”.
Ky është një vend i mjaftueshëm për një shtëpi dhe një pemë. Bazuar në konventën lokale, këto pika të vogla ranore mes Nju Jorkut dhe Ontarios, llagariten si pjesë e arkipelagut “Thousand Islands” vetëm nëse janë mbi nivelin e lumit gjatë gjithë vitit dhe nëse jep mundësinë e të mbajturit dy pemë ose shkurre. Ishin viti 1950 kur një familje bleu “Hub Island”, një nga ishujt më të vegjël në kanal dhe mbolli një pemë dhe shtëpi të vogël, e cila zinte pothuajse çdo centimetër katror të mbetur të tokës së thatë. Ata në fakt e riemëruan pronën, duke e quajtur “Just Room Enough Island”.
Kjo shtëpi në ishull është një pikë referimi lokale, por plani i Sizelands është për një “arratisje të vogël” private. Shtëpia arriti të bëhej shumë shpejt një atraksion popullor për turistët që lundronin në lum. Pavarësisht mrekullisë që ofron, ky ishull të lejon mundësinë e gabimeve. Një hap i gabuar dhe do të gjendeni duke notuar.
Ishulli “Just Room Enough” nuk është më i madh se një fushë tenisi, saktësisht duket të jetë rreth 3,300 metra katrorë, rreth një e trembëdhjeta e një hektari.