
Nisin regjistrimet për nxënësit në e-Albania
Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen nga platforma e-Albania.Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në Facebook, njofton se ditën e sotme fillojnë regjistrimet për klasat e para, ndërsa më 12 korrik fillojnë regjistrimet për klasat e dhjeta.
Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit.