Ngadalësohet prodhimi i avionëve

Airbus, kompania më e madhe e prodhimit të aeroplanëve në botë ka deklaruar se dërgimi i avionëve do të ndërpritet këtë vit si pasojë e mungesës së produkteve në tregje.

Objektivi brenda këtij viti ishte prodhimi i 700 aeroplanëve por lufta në Ukrainë dhe pasojat e post – pandemisë kanë bërë që zinxhirët e furnizimit të përballen me vonesa.

Sipas parashikimeve ka ende shpresë se shifra që mund të arrihet deri në fund të vitit mund të jetë 680 avionë të përfunduar.

Airbus ka fokusuar planet e saj për të shtuar prodhimin e modelit të saj më të shitur A320.

Synimi kryesor është prodhimi i 75 prej tyre në muaj.

Një tjetër arsye e ngadalësimit të prodhimit të avionëve nga kompania më e madhe e prodhimit është edhe fakti se ka pasur mosmarrëveshje me tregtarët për sa i përket rritjes së çmimeve.

Linjat e fluturimit dhe aeroportet në mbarë botën janë përballur këtë vit me trazira të mëdha për shkak të mbingarkesës së pasagjerëve që kanë udhëtuar si dhe mungesë të stafeve.

Tani më ky sektor pritet të preket edhe në aspektin e aeroplanëve të ndryshëm që duhen për të shtuar linjat ajrore dhe fluturimet në mënyrë që të ketë opsione për t’iu përgjigjur fluksit të pasagjerëve.

*TiboNews