
Gëzim Muhaj: Suksesi më i madh në diasporë, të ushtrosh profesionin tënd
I diplomuar ne histori- gjeografi dhe me një pasion për muzikën Gëzim Muhaj tregon për të gjithë rrugëtimin e tij drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe krijimin e një televizioni për diasporë shqiptare. Ai ka lindur dhe jetuar në qytetin e Fierit si drejtues i pallatit të pionierëve dhe ansamblit Myzeqeja. Ndërsa eksperienca si drejtues në disa prej televizioneve lokale e bëri që të ishte i plotësuar me këto profesione që do ti shërbenin në të ardhmen e tij në Amerikë.
Ai shprehet se suksesi më i madh është nëse të gjithë qëndrojnë në të njëjtat profesione dhe atë çfarë kanë studiuar që kanë bërë në vendlindje, dhe si fatin e tij më të madh ai cilëson në saj të punës së tij i ka shërbyer më shumë atdhetarëve të vet sesa Amerikanëve.
Në rastin e 100 vjetorit të pavarësisë ku u organizuan disa aktivitete dhe festime nga artistët dhe shqiptarët filloi transmetimi i parë për të gjithë shqiptarët e Amerikës.
Në programet e tyre fokusi është tek të gjithë të rinjtë shqiptarë në Amerikë sesi ata ndërtojnë karrierën e tyre dhe sigurisht tek ruajtja e traditës.