Nënvariantet e Omicron rrisin rastet me Covid në vend

Vala e 7 e pandemisë e shkaktuar nga nënvariantet e reja e të Omicron, po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.

Nëpër qendra shëndetësore po ndihet rritja e fluksit pasi 1 në dy paciente që shkon për tu testuar rezulton pozitiv, ndërkohë që ka shumë te tjerë të cilët edhe pse janë me covid, nuk shkojnë për t’u testuar  pasi i justifikojnë simptomat me luhatjen e temperaturave gjatë fundjavës që lamë pas, duke mos u distancuar nga të tjerët, e duke e përhapur më shumë virusin.

Nën variantet  e reja të Omicron duket se kanë ndryshuar edhe simptomat krahasuar me vetë Omicronin.

Tanimë pjesa më e madhe e personave të prekur kalojnë temperaturë të lartë, por qe zgjat vetëm pak ditë.

*Tibo News