Në kërkim të një piloti misterioz

Autoritetet bullgare janë në kërkim të një piloti misterioz, i cili ka fluturuar pa autorizim nëpër disa vende europiane.
Forcat e mbrojtjes janë vendosur në gatishmëri të lartë qëkur panë mbrëmjen e së mërkurës një avion në hapësirën ajrore të vendit.

Sipas ministrit të Brendshëm bullgar, Boikko Rashkov, avioni i vogël me dy ulëse Beechcraft ishte nisur nga Hungaria dhe fluturoi mbi Poloni dhe Sllovaki.

Piloti më pas besohet të ketë zbritur pranë Detit të Zi, pasi kaloi për një kohë të shkurtër në Serbi dhe Rumani.

Avioni u gjet me motorin e tij ende të ngrohtë në pistën e një aeroporti privat në zonën verilindore të Buhovtsi. Avioni ishte i mbuluar nga një pëlhurë gome dhe nuk kishte asnjë gjurmë të ekuipazhit.

Avioni i dyshimtë nuk kishte plan fluturimi, kishte çaktivizuar transponderët e tij dhe nuk iu përgjigj mesazheve radiofonike apo sinjaleve vizuale.

Ministri bullgar i mbrojtjes Dragomir Zakov iu tha gazetarëve se avioni “nuk përfaqësonte një kërcënim në asnjë moment”.

“Ai po fluturonte në lartësi shumë të ulët dhe me shpejtësi të ulët, gjë që e vështirëson përgjimin”, shtoi ai.

Megjithatë, prokuroria e Varnas në Bullgarinë lindore ka nisur një hetim për incidentin.

*Tibo News